Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Braimllari: Bashkia vazhdon të paguajë për një shërbim që nuk kryhet

Tirana

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Braimllari: Bashkia vazhdon të paguajë për një shërbim që nuk kryhet

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 14:13
Endrit Braimllari

Nënkryetari dhe kryetari i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, Endrit Braimllari në një dalje për mediat ka reaguar për inceneratorin e Tiranës.

Braimllari tha se edhe pse kanë kaluar 45 ditë nga sekuestrimi i inceneratorit, bashkia e Tiranës vazhdon të paguajë në kundërshtim me ligjin, për një shërbim i cili nuk kryhet.

REAGIMI I BRAIMLLARIT

Kanë kaluar 45 ditë nga sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, që provoi korrupsionin e drejtpërdrejtë të Erion Veliaj dhe Bashkisë së Tiranës.

Dhe pse kanë kaluar 45 ditë nga sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, bashkia vazhdon të paguajë në kundërshtim me ligjin çdo ditë për një shërbim i cili nuk kryhet.

Çdo qytetar është i qartë për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Erion Veliajt në mega aferën korruptive, e cila gllabëron çdo ditë 80 mijë dollarë nga taksat e qytetarëve të Tiranës.

Erion Veliaj është përgjegjësi dhe përfituesi kryesor i krimit të ndodhur me inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, pasi me firmën e tij të paligjshme ai ndryshoi fatin e koncesionit duke dhënë dritën jeshile për miratimin e tij.

Erion Veliaj është përgjegjësi i drejtpërdrejtë, i cili në cilësinë e kryetarit të bashkisë, ka përgjegjësinë e tij për menaxhimin e mbetjeve në kryeqytet. Inkurajojmë SPAK të vijojë hetimet për inceneratorin e Tiranës të shkojë drejtpërdrejtë tek ideatori dhe autori i aferës së inceneratorit të Tiranës, që është Erion Veliaj.

Erion Veliaj nuk mund të fshihet dhe nuk mund të shpëtojë sepse është i përfshirë kokë e këmbë në inceneratorin e Tiranës, me firmën e tij dhe me udhëzimet që iu ka dhënë bashkëpunëtorëve të tij për megaaferën korruptive.

Çdo ditë që kalon, këto veprime kriminale kundër interesit publik dhe financave publike vazhdojnë dhe të dëmtuarit e vetëm janë qytetarët e Tiranës.
Faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat