Rritet numri/ Mbi 100 persona të arrestuar, shkatërrohet rrjeti shpërndarës i drogës

Tirana

Rritet numri/ Mbi 100 persona të arrestuar, shkatërrohet rrjeti shpërndarës i drogës

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Është shkatërruar një rrjet shpërndarësish droge me mbi 100 persona gjatë një operacioni antidrogë në Tiranë.

Sipas gazetares së Top Channnel Dorjana Bezat, operacioni është ende në vijim, ndërkohë që personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë.

Ky hetim ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë. Gjykata ka nxjerrë mbi 100 urdhra ndalimi.

Sipas gazetares Dorjana Bezat ky operacion po mbahet në të njëjtën kohë edhe në disa qytete të tjera, ku zbulohet se numri më i lartë i shpërndarëve është në Tiranë. Policia ka sekuestruar vetëm në kryeqytet rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat