Nën efektin e drogës në timon, shkon në 32 numri i drejtuesve të mjeteve në Tiranë

Tirana

Nën efektin e drogës në timon, shkon në 32 numri i drejtuesve të mjeteve në Tiranë

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 08:54
Policia

Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, janë konstatuar dhe arrestuar në flagrancë 2 shtetas që drejtonin automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Shkon në 32 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe/ose drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, kanë ndaluar për kontroll automjetet me drejtues shtetasit D. S., 20 vjeç dhe A. S., 19 vjeç, pasi janë konstatuar duke kryer manovra të gabuara.

Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se të dy këta shtetas e drejtonin automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve D. S. dhe A. S. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat