Veliaj thumbon këshilltarët e Partisë së Lirisë: Sa herë flitet për ish-Sigurimin, këta të Ilir Metës ngrihen pupthi

Tirana

Veliaj thumbon këshilltarët e Partisë së Lirisë: Sa herë flitet për ish-Sigurimin, këta të Ilir Metës ngrihen pupthi

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 07:51
Erion Veliaj

Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka nisur me debate.

Teksa kryetari i Bashkisë Erion Veliaj po fliste për ndërtimin e shkollave të reja dhe investimet në arsim, këshilltarët e Partisë së Lirisë i ndërprenë fjalën disa herë. Veliaj u kërkoi këshilltarëve të opozitës që të respektojnë rregulloren e Këshillit Bashkiak. Ai theksoi se opozita i ka alergji shkollat e reja dhe nuk do të dëgjojë për to sepse nuk ka ndërtuar asnjë shkollë në Tiranë.

“Rregullorja ka sanksione për ata që ndërpresin fjalën. Unë e di se është shumë e vështirë që të humbasësh me 60 mijë vota, është e pagëlltitshme. Por, është një ‘zhavorr’ që duhet ta gëlltisni. E kuptoj se është e dhimbshme. ‘Zifti’ i 60 mijë votave mezi tretet. E di që ndoshta, e keni bezdi të dëgjoni për shkollat e reja, sepse ata që s'kanë prekur një punë me dorë, që s’kanë ndërtuar një shkollë. Keni alergji sa herë flas unë për shkollat. U rrahët si “gamori në duhon” me 60 mijë vota, ndaj duhet të dëgjoni kur flasim për shkollat. Nëse do flisni si rrugeçër, do merrni të njëjtin rezultat. Si ta keni, njerëzit kanë alergji nga kjo rrugaçëri. Unë ju rrah edhe herën tjetër”, deklaroi ai.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar këshilltarët e Partisë së Lirisë. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u propozua emërtimi i një sheshi në Njësinë 2 me emrin Dom Shtjefën Kurti, ish i dënuar politik nga regjimi komunist, Veliaj tha se këshilltarët e PL-së, të cilët i ndërprenë disa herë fjalën, i zë paniku pasi e kanë kryetarin e tyre ish-sigurims.

“Sa herë që flas unë për këto të Sigurimit të Shtetit, ju që e keni kryetarin sigurims jeni të shqetësuar. Ai që spiunonte shokët është bërë kryetar i partisë së tyre dhe sa herë që flasim për sigurimin këta të Ilir Metës hidhen pupthi. Merreni me qetësi, me sportivitet. Të fala sigurimsit. I kam thënë Ilir Metës: Sigurimsat nuk kanë të ardhmen! Ju do shkoni nga humbja në humbje, si “gamori n’duhon”, nënvizoi Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat