Prindërit në Tiranë denoncojnë në polici: Si u dhunuan dy vajzat tona nga bashkëmoshtataret e tyre

Tirana

Prindërit në Tiranë denoncojnë në polici: Si u dhunuan dy vajzat tona nga bashkëmoshtataret e tyre

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 10:24
Policia

Prindërit e dy vajzave në Tiranë kanë bërë një denoncim në polici se të bijat ishin dhunuar nga një grup bashkëmoshtaresh.

Denoncimi u bë në Komisariatin e Policisë Nr. 3. Sipas kallëzimit, dy vajzat e mitura ishin dhunuar nga 4 bashkëmoshatare.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 janë paraqitur shtetasit G. P., 55 vjeç, dhe E. P., 48 vjeçe, të dy banues në Tiranë, të cilët kanë kallëzuar se dy vajzat e tyre të mitura, dyshohet se janë dhunuar nga 4 bashkëmoshataret e tyre. Materialet në lidhje me këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat