Sërish zjarr në kryeqytet, përfshihet nga flakët një banesë

Tirana

Sërish zjarr në kryeqytet, përfshihet nga flakët një banesë

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 14:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Në një objekt në rrugën “Misto Mame” në kryeqytet ka rënë zjarr.

Dyshohet se nga flakët është përfshirë një shtëpi banimi, ndërsa tymi ka pushtuar zonën e “Kombinatit”.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes shihet zjarrfikësja, ndërsa pas saj vjen dhe ambulanca.

Sipas raportimeve, forcat zjarrfikëse dhe të policisë kanë nxjerrë mes flakëve personat që kanë qenë brenda, mes tyre edhe fëmijë.

Banorët të shqetësuar kanë dalë në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat