U kap duke vaditur bimët e kanabisit në Tiranë, vihet në pranga një person

Tirana

U kap duke vaditur bimët e kanabisit në Tiranë, vihet në pranga një person

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Një person është arrestuar për kultivim të kanabisit në Tiranë.

Ai u kap në flagrancë duke vaditur bimët e kanabisit në vendin e quajtur “Ish-Lerat”, në kufirin ndarës të fshatrave Vaqarr, Pezë dhe Baldushk.

Në kuadër të operacioni antikanabis i koduar “Green hills”,  82 bimët e dyshuara kanabis u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat