E pazakontë në Tiranë/ Efektivët gjejnë armën e fshehur poshtë sediljes së makinës së policisë, çfarë dyshohet

Tirana

E pazakontë në Tiranë/ Efektivët gjejnë armën e fshehur poshtë sediljes së makinës së policisë, çfarë dyshohet

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 09:58
Policia

Një rast i paprecedentë ka ndodhur në një nga komisariatet e Tiranës.

Mbrëmjen e së mërkurës një efektive e patrullës në komisariatin nr 1 në Tiranë së bashku me kolegun e saj kanë gjetur një armë zjarri brenda automjetit të shërbimit.

Fillimisht, punonjësja e policisë ka humbur një send personal dhe ka kërkuar sëbashku me kolegun në mjet. Në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit kanë gjetur një çantë të zezë meshkujsh të mbuluar me pluhur. Kur e kanë hapur brenda saj kanë gjetur një pistoletë TT.

Arma është dërguar në laborator për shenjat e gishtave. Dyshohet se arma mund të jetë lënë nga ndonjë person i shoqëruar që ka qenë i armatosur. Ai dyshohet se ka përfituar nga mungesa e vëmendjes së efektivëve dhe e ka fshehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat