“Të nxirren përgjegjësit institucionalë”, Salianji: Databaza e patronazhistëve mund të sigurohej vetëm nga baza shtetërore

Tirana

“Të nxirren përgjegjësit institucionalë”, Salianji: Databaza e patronazhistëve mund të sigurohej vetëm nga baza shtetërore

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 14:13
Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherazi anëtari i Komisionit të Sigurisë, Ervin Salianji përmes një deklarate nga salla e konferencave të Kuvendit është shprehur se duhet të nxirren përgjegjësit institucionalë në lidhje me rrjedhjen e të dhënave.

Ai u shpreh se Partia Socialiste ka pasur në posedim një databazë të dhënash për 910 mijë qytetarë në Tiranë, ku përfshiheshin të dhëna për adresën, punën dhe bindjen politike ndër të tjera.

Salianji shtoi se e vetmja mënyrë nga ku mund të siguroheshin këto të dhëna ishte baza shtetërore.

“Kujtojmë këtu rrjedhjen e të dhënave të patronazhistëve, ku të dhënat personale të qytetarëve ishin në dorën e funksionarëve të PS dhe keqpërdoreshin në zgjedhjet e kaluara. Kujtojmë rrjedhjet e pagave të qytetarëve, targave të makinave të qytetarëve dhe rrjedhja apo tentativa për manipulimin e sistemit TIMS.

Këto të dhëna janë prova të rëndësishme për SPAK në hetimet e kaluara. Të gjithë e dimë që në vitin 2021 është publikuar lajmi se PS ka një databazë të dhënash për 910 mijë qytetarë në Tiranë, ku përfshiheshin të dhëna për adresën ,punën dhe bindjen politike ndër të tjera. Kjo databazë menaxhohej nga patronazhistët që ishin të punësuar në administratë publike

E vetmja mënyrë nga ku mund të siguroheshin këto të dhëna ishte baza shtetërore. OSBE ODIHR ka raportuar rrjedhjen e të dhënave sensitive si një problematikë serioze”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat