“Kosova nuk është vetëm”, në orën 19:00 homazhe në Tiranë në nder të policit Afrim Bunjaku

Tirana

“Kosova nuk është vetëm”, në orën 19:00 homazhe në Tiranë në nder të policit Afrim Bunjaku

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 11:00
“Kosova nuk është vetëm”, në orën 19:00 homazhe në Tiranë në nder të policit Afrim Bunjaku

Në Shqipëri sonte do të ndezën qirinj në shenjë nderimi për policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra një ditë më parë nga një grup serbësh në Banjskë të Zveçanit.

Gazetari Marin Mema ka bërë thirrje në rrjete sociale suke theksuar se “homazhi ndaj dëshmorit Afrim Bunjaku është respekt ndaj kombit.”

Sipas njoftimit, qirinjtë do të ndezën në ora 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë.

“Pa fjalë, pa ngjyra politike e patriotizëm bosh, por me vepra!Sonte në ora 19:00 takohemi tek sheshi ‘Nënë Tereza’ në Tiranë (pranë universitetit) për ti bërë homazh Afrim Bunjakut, policit që u vra nga terroristët serbë në Kosovë! Kosova nuk është vetëm. Sonte në ora 19:00 jepi kohë dashurisë për Kombin! Homazhi ndaj dëshmorit Afrim Bunjaku është respekt ndaj Kombit! Të ndezim një qiri për shpirtin e një heroi që jetën e dha për të mbrojtur trojet shqiptare! Ky homazh nuk ka lidhje me politikën, por vetëm me Kombin! Vetëm me Kombin! Bëhu pjesë! Sot është dita të jemi bashkë me ngjyrat e flamurit shqiptar! Unë do të jem, duhet të jemi të gjithë‼️”, ka shkruar ai. 

Si ndodhi ngjarja?

Në orën 02:34 të mëngjesit të së dielës, Policia e Kosovës ka ndërhyrë për të larguar dy kamionë që e kishin bllokuar rrugën për në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia është përballur me një sulm nga një grup i personave të armatosur dhe maskuar.

Policia njofton se ata janë sulmuar me një arsenal armësh e granata dore. Si pasojë, mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër.

Policia e Kosovës gjatë gjithë ditës ka shkëmbyer zjarr me një grup kriminal që ishte zhvendosur brenda manastirit të Banjskës. Deri në orët e pasdites janë dëgjuar të shtënat nga hapësirat përreth manastirit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ishin rreth 30 persona të uniformuar e të armatosur. Policia e Kosovës arriti të sigurojë pamjet e tyre brenda manastirit dhe shihen të maskuar e të uniformuar. Autoritetet panë edhe autoblinda dhe arsenal armësh. Përgjatë përballjes me ta, policia neutralizoi tre sulmues e deri në orët e pasdites arrestoi edhe njërin prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat