Përfituan 30 mijë euro me llogari “fake” në rrjete sociale, arrestohen tre të mitur në Tiranë

Tirana

Përfituan 30 mijë euro me llogari “fake” në rrjete sociale, arrestohen tre të mitur në Tiranë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Janë arrestuar tre të mitur në Tiranë, pasi që dyshohet se përfituan 30 mijë euro duke i mashtruar disa persona se do t’i ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.

Të miturit që janë të moshës 16 dhe 17-vjeçare, këtë mashtrim dyshohet se e kanë bërë përmes disa llogarive të rrejshme në rrjete sociale, e që ato llogari ishin në emra të gjinisë femërore.

Policia shqiptare njoftoi se në kuadër të hetimeve janë dokumentuar rreth 150 raste të këtij mashtrimi.

“Administratorët e këtyre profileve kërkonin nga të interesuarit që pagesa të kryhej në disa vendndodhje të përcaktuara prej tyre, i merrnin paratë pasi i orientonin të interesuarit për vendet ku duhej të lihej pagesa dhe më pas largoheshin duke i bllokuar personat në llogaritë e tyre, në rrjetet sociale ku komunikonin”, deklaroi Policia e Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat