Macron mbërrin në Tiranë, Edi Rama e pret bashkë me Ismail Kadarenë në Pallatin e Brigadave

Tirana

Macron mbërrin në Tiranë, Edi Rama e pret bashkë me Ismail Kadarenë në Pallatin e Brigadave

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 20:51
Foto nga takimi

Presidenti i Francës Emmanuel Macron u prit me përqafim nga kryeministri shqiptar Edi Rama, në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Vizita e Macron në Tiranë është në kuadër të Procesit të Berlinit.

Pamje nga arritja e tij në Pallatin e Brigadave ka shpërndarë Rama në Facebook. Brenda në Pallat, Macron u mirëprit edhe nga shkrimtari me famë botërore Ismail Kadare.

“Pallati i Brigadave – Me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron”, shkruan Rama, krahas pamjeve të publikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat