Pallati në kryeqytet përfshihet nga flakët, evakuohen banorët

Tirana

Pallati në kryeqytet përfshihet nga flakët, evakuohen banorët

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 15:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Një pallat është përfshirë nga flakët këtë pasdite në zonën e Yzberishtit në kryeqytet.

Paraprakisht raportohet se zjarri ka nisur në dhomën e gjumit të një apartamenti, që ndodhet në rrugën Rexhep Shala.

Të gjithë banorët u evakuan dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk u lëndua.

Forcat zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që pritet hetimi për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat