Përvetësoi mbi 8 mijë euro duke mashtruar, arrestohet 56-vjeçarja në Tiranë

Tirana

Përvetësoi mbi 8 mijë euro duke mashtruar, arrestohet 56-vjeçarja në Tiranë

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 21:10
Policia

Një 56-vjeçare, Lumturie Gjana, ka rënë në prangat e policisë, pasi përvetësoi 8850 euro nëpërmjet mashtrimit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin ndaluan shtetasen L. Gj., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 8850 euro, me pretendimin se do të ndihmonte një shtetase 50-vjeçare, për plotësimin e dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me pasaportë bullgare, për fëmijët e saj”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat