28-vjeçari përdhunon të dashurën në Tiranë, në banesë i gjendet drogë

Tirana

28-vjeçari përdhunon të dashurën në Tiranë, në banesë i gjendet drogë

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Një 28-vjeçar në Tiranë ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. 

I riu me iniciale A. Gj., është arrestuar nga policia.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, është gjetur një sasi kanabisi.

Vetëm pak ditë më parë, një 26-vjeçare në Vlorë  është nxitur të përdorte lëndë narkotike nga disa persona, 3 prej të cilëve më pas dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat