Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një person

Tirana

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një person

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur te Kryqëzimi i Bathores. Burime bëjnë me dije dy persona ende te paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri në këmbë një 46-vjeçar i identifikuar si Agim Hida i cili është jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 02.11.2023, rreth orës 19:15, në afërsi të kryqëzimit të Bathores, në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar të cilët lëviznin me një motomjet, kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H., 46 vjeç.

Si pasojë 46-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve”, bëri me dije policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat