Shoferë kujdes! Radarë në të gjitha rrugët e Tiranës

Tirana

Shoferë kujdes! Radarë në të gjitha rrugët e Tiranës

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 11:35
Policia

Tashmë të gjitha rrugët e kryeqytetit do të jenë të monitoruara me radarë. Kështu bën me dije policia Rrugore e kryeqytetit.

Mësohet se të gjitha patrullat e policisë do të jenë të pajisura me radarë.

“⚠️ Të dashur qytetarë të Tiranës,

Me kujdesin më të madh për sigurinë e të gjithëve, ju njoftojmë se tani në rrugët e qytetit tonë patrullat civile janë të pranishme dhe të pajisura me radarë për të monitoruar dhe regjistruar çdo tejkalim të shpejtësisë. 🚗💨

Nuk ka më vend për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor!

Autopatrullat tona civile janë sytë që nuk fiksohen, veshët që nuk mbyllen, duke garantuar zbatimin e ligjit për një udhëtim të sigurt për të gjithë. 🚓👀

Kujdes dhe përgjegjshmëri, kjo është mënyra si mbrojmë jetët në rrugët tona. Le të punojmë së bashku për një Tiranë më të sigurt! 🛣️❤️”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat