Kreu i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë: Të gjitha skuadrat e emergjencës në gatishmëri të plotë

Tirana

Kreu i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë: Të gjitha skuadrat e emergjencës në gatishmëri të plotë

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 12:51
Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, deklaron se të gjitha skuadrat e emergjencës janë në gatishmëri të plotë, për t’iu përgjigjur çdo situate emergjente nga ana e qytetarëve.

Duke folur për Fax News, ai theksoi se janë përforcuar shërbimet e kësaj strukture, jo vetëm me automjete, por edhe me pompa thithëse, si edhe me pajisje të tjera, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

“Jemi munduar t’u përgjigjemi çdo telefonate të qytetarëve.

Aktualisht jemi prezenë në dy-tre ngjarje, pra nuk kemi telefonata të tjera. Gjatë natës kemi patur edhe dy vatra zjarri, por janë neutralizuar pa dëme për qytetarët dhe pa dëme të mëdha materiale”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat