Incidenti në pikën e karburantit në Tiranë, arrestohet menaxheri

Tirana

Incidenti në pikën e karburantit në Tiranë, arrestohet menaxheri

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga menaxherin e pikës së karburantit ku një ditë më parë ndodhi një incident duke shkaktuar 2 të plagosur.

Ai akuzohet për veprën penale të shkeljes së rregullave të sigurisë mbi lëndët plasëse dhe djegëse.

Incidenti mësohet se ka ndodhur në valvulën e sigurisë të dhomës së nëndheshme të gazit ngjitur me karburantin.

Ngjarja ndodhi të shtunën në Rrugën Bardhyl, teksa mbushej një depozitë në një pikë karburanti në Tiranë.

Si pasojë mbetën të dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat