E rëndë në Tiranë, shoferja përplas për vdekje kalimtarin

Tirana

E rëndë në Tiranë, shoferja përplas për vdekje kalimtarin

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 08:03
Foto ilustrim

Një  aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë.

Në datë 07.11.2023, rreth orës 22:35, në Tapizë, shtetasja E. T., 22 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin B. Xh., 56 vjeç.

Ky i fundit, si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 22-vjeçares dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat