Pa patentë dhe me armë me vete në makinë, arrestohet 40-vjeçari në mes të Tiranës

Tirana

Pa patentë dhe me armë me vete në makinë, arrestohet 40-vjeçari në mes të Tiranës

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u ndalua në flagrancë duke qarkulluar në automjet i armatosur.

Në momentin e ndalimit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrugën “Vangjel Noti”, 40-vjeçari i papajisur me leje drejtimi, iu ka paraqitur punonjësve të Policisë, lejen e drejtimit të një shtetasi tjetër.

Gjatë kontrollit në automjetit, u gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

40-vjeçari u ndalua në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për goditje personave që mbajnë armë pa leje, artyre në kërkim dhe personave të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

“Në përfundim të veprimeve proceduarale u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 40 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Operacioni “Sundimi i ligjit” vijon”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat