Arrestohen 10 persona në Tiranë, për vepra të ndryshme penale

Tirana

Arrestohen 10 persona në Tiranë, për vepra të ndryshme penale

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, dy grirëse metalike dhe qese farmaceutike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur dy aparate celulare në një dyqan, në Rrugën e Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën shtetasin në kërkim 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi dyshohet se ka vjedhur një celular në një lokal, në Fushë Krujë.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– U. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit;

– G. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kastriotët”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen 67 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:

– 45 vjeç, banues në Valias, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje, në banesë;

– 49 vjeç, banues në Laknas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre;

– 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në rrugën “Donald Trump”, në Kamëz, ku shpërtheu lëndë plasëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat