Ulqini në Paradën e 28 Nëntorit në Tiranë/ Veliaj publikon videomesazhin e homologut Omer Bajraktari

Tirana

Ulqini në Paradën e 28 Nëntorit në Tiranë/ Veliaj publikon videomesazhin e homologut Omer Bajraktari

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 20:50
Omer Bajraktari

Pak ditë na ndajnë nga Parada e Shqiptarëve më 28 nëntor. Kryetari i Bashkisë Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari fton të gjithë qytetarët e tij që t’i bashkohen këtij eventi madhështor.

Videomesazhin e ka postuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në rrjetet sociale, ku shkruan se mezi i pret të gjithë në Tiranë më 28 Nëntor.

Këtë vit të gjithë qytetet shqipfolëse, 28 nëntorin e festojmë ndryshe. Qyteti jonë me kulturën e vet të pasur iliro-shqiptare 2500-vjeçare, do të përfaqësohet nga dy shoqatat tona folklorike në festivalin e madh mbarëshqiptar në qytetin e Tiranës.

Ftoj të gjithë qytetarët e Ulqinit që të marrin pjesë në paradën madhështore të shqiptarëve me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Shihemi me 28 nëntor në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë ku vlerat kulturore të qytetit tonë do të prezantohen me krenari”, shprehet Bajraktari në videomesazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat