30% më pak ndërtim/ Lejet e ndërtimit, ulet sipërfaqja në kryeqytet

Tirana

30% më pak ndërtim/ Lejet e ndërtimit, ulet sipërfaqja në kryeqytet

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Pas pesë vitesh, në qarkun e Tiranës në 9 muajt e parë të vitit sipërfaqja e ndërtimit që do të zhvillohet është ulur.

Shifrat e INSTAT tregojnë se ka një rënie me 32% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërtimet në kryeqytet arritën një rekord në 9 mujorin e 2022-it me 1.46 milionë metra katrorë sipërfaqe zhvillimore të miratuar.

Ndërkohë, sa i përket shifrave të përditësuara të tremujorit të tretë, INSTAT bën me dije se në 12 qarqet e vendit lejet e ndërtimit u rritën me 34%, ndërsa sipërfaqja që pritet të zhvillohet është 455 mijë metra katrorë.

Pavarësisht rritjes së lejeve, vlera e këtyre ndërtimeve të reja ka rënë nga me 12.5% në 18.9 miliardë lekë. Kjo shpjegohet me faktin se lejet më së shumti në këtë periudhë janë dhënë për ndërtimin e banesave rezidenciale me një kat, ndërsa ka një ulje të ndjeshme të lejeve për pallate.

Sipas INSTAT, numrin më të madh të lejeve të dhëna e mban qarku i Durrësit, ndjekur nga Tirana dhe më pas Korça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat