E shkrumbuar nga flakët, pamje nga brenda banesës ku humbi jetën 57 vjeçari në Tiranë

Tirana

E shkrumbuar nga flakët, pamje nga brenda banesës ku humbi jetën 57 vjeçari në Tiranë

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 10:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Këto janë pamjet brenda banesës, e cila u përfshi nga flakët në kryeqytet, ku humbi jetën 57 vjeçari Ramazan Duka. 57 vjeçari, baba i tre fëmijëve, ka qenë vetëm në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja. Zjarri ka rënë në pjesën e kuzhinës së apartamentit dhe më pas është përhapur nëpër shtëpi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”. 57 vjeçari është gjetur në dhomën e gjumit, i cili sipas policisë nuk është prekur nga zjarri.

Dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi që është përhapur në banesë. 57 vjeçari njihej si përdorues alkooli.

Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende por hetuesit kanë dyshime se bëhet fjalë për shkëndijë elektrike ose ndonjë bisht cigareje që është harruar prej viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat