Aksident i rëndë në aksin Laç-Patok, raportohet për një viktimë

Tirana

Aksident i rëndë në aksin Laç-Patok, raportohet për një viktimë

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 20:43
Pamje nga aksidenti

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin Laç-Patok.

Një person, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën.

Gazetari Elidon Ndreka bën me dije për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë teksa viktima është goditur nga një automjet, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë viktima është dërguar me autoambulancave në morgun e Tiranës.

Policia ndodhet në vendngjarje po heton shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat