Punime për mirëmbajtjen e rrjetit, nesër disa zona pa energji elektrike në Tiranë

Tirana

Punime për mirëmbajtjen e rrjetit, nesër disa zona pa energji elektrike në Tiranë

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Disa zona në Tiranë do të kenë shkëputje të energjisë elektrike për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 4 dhjetor do të kryhen punime në disa fidera të NST Qendër, NST Vorë dhe NST Valias.

Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:

09:00-13:00

Pjesërisht: Bulevardi “Zogu I”, rruga “Luigj Gurakuqi”, zona pranë sheshit “Avni Rustemi”, rruga “Fadil Rada”, rruga “Beqir Luga”, rruga “Tefta Tashko”.

10:00-12:00

Pjesërisht: “Rruga e Elbasanit”, Gjokaj, Vorë, Valias.

12:00-14:00

Pjesërisht: “Rruga e Elbasanit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat