​Prokuroria e Tiranës dosje për 56 persona, miliona euro dëme shtetit

Tirana

​Prokuroria e Tiranës dosje për 56 persona, miliona euro dëme shtetit

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Prokuroria e Tiranës dorëzoi 56 të akuzuar për krime të skemave mashtruese dhe fshehje të ardhurave, pasi dyshohet se kanë shmangur tatimin mbi vlerën e shtuar, duke i shkaktuar shtetit shqiptar disa milionë euro dëme ekonomike.

Mes të akuzuarve janë tre shtetas të huaj që kanë shmangur në këtë skemë tatimet së bashku me shtetas shqiptare nën akuzë.

Njëri Harallambis Nikolaidis me shtetësi greke, turku Elham Demirgolu, Francesko Pastore me shtetësi italiane, si dhe tri kompanitë e tyre ku rezultojnë administratorë, përmes të cilave kryen blerje fiktive për të stimuluar skemën e mashtrimit.

Hetimet nisën pesë vjet më parë pasi drejtoria rajonale gjurmoi gjatë kontrollit tatimor subjekte në fushën e tregtisë së frutave perimeve, të produkteve ushqimore, të prodhimit të duhanit dhe pijeve alkoolike, që nga praktika dyshohet se në ortakëri kryen evazion fiskal.

Prokurorët e çështjes, thonë në dosjen voluminoze që Top Channel disponon, se subjektet ndonëse rezultonin me status pasiv kanë shitur e blerë nga njëri tjetri.

Në një rast administratori i shoqërisë “Gjomi” deklaron se kishte aktivitet prodhim qirinjsh dhe nuk kishte detyrim për TVSH, por kontrollet provojnë të kundërtën.

Dosja është te gjyqtari paraprak dhe është shtyrë disa herë për shkak të numrit të madh të të pandehurve, mes tyre dhe subjektet tregtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat