Policia aksion ‘blic’ në disa zona të Tiranës, kontrolle në lokalet ku luhen lojëra fati të paligjshme, 20 të shoqëruar

Tirana

Policia aksion ‘blic’ në disa zona të Tiranës, kontrolle në lokalet ku luhen lojëra fati të paligjshme, 20 të shoqëruar

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 08:14
Policia

Policia e Tiranës ka nisur një aksion në disa zona të kryeqytetit kundër lojërave të fatit, ndërsa ka shoqëruar 20 persona.

Operacioni është zhvilluar në mbrëmje dhe gjatë natës, me kontrolle të shumta, kryesisht në lokale ku dyshohet se ushtrohet në mënyrë të jashtëligjshme aktiviteti.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Pritet që të tjera detaje të zbardhen ditën e sotme nga policia e kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat