​Sherr me thika mes të rinjve në Tiranë, plagoset një 15-vjeçar

Tirana

​Sherr me thika mes të rinjve në Tiranë, plagoset një 15-vjeçar

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Një debat mes adoleshentëve ka çuar në përdorimin e thikës sot në rrugën “Bedri Karapici” të Tiranës këtë të enjte.

Policia njofton se i lënduar ka mbetur një 15-vjeçar, i cili është transportuar me urgjencë në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Adoleshenti ndodhet në gjendje stabile jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër autori 16-vjeçar është shoqëruar në komisariat i shoqëruar nga prindërit e tij.

Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat