Në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari turk. Do të ekstradohet në Turqi

Tirana

Në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari turk. Do të ekstradohet në Turqi

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

DVP Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, operacioni policor i koduar “Istanbul”.

I kërkuar për tentativë vrasje, kapet në Tiranë, dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Turqisë, një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Istanbul”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Unazë të Re, kapur dhe ndaluar shtetasin turk Hasan Ozcan, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll, Anadulu, Turqi, e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale “Pjesmarrje në vrasje”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat