Përfshihet nga flakët fabrika në Tiranë, dëme të shumta materiale, nisin hetimet për zbardhjen e shkakut

Tirana

Përfshihet nga flakët fabrika në Tiranë, dëme të shumta materiale, nisin hetimet për zbardhjen e shkakut

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Një fabrikë në zonën e Vaqarrit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme (18 dhjetor).

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në fabrikën e vajit, ndërsa mësohet se zjarrfikësja ka shuar flakët.

Nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale. Policia bën me dije se ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.12.2023, në Vaqarr, ka rënë zjarr në një fabrikë vaji, me administrator shtetasin H. S. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat