Mashtronin njerëz të investonin në tregje fiktive, zbulohen dy call centera në Tiranë! Arrestohen 4 persona

Tirana

Mashtronin njerëz të investonin në tregje fiktive, zbulohen dy call centera në Tiranë! Arrestohen 4 persona

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 13:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Janë zbuluar dy call centera në Tiranë, ku mashtroheshin kryesisht gjatë natës, njerëz në kontinente të ndryshme, që të investonin në tregje fiktive.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” u vunë në pranga shtetasit Bekim Byberi, 31 vjeç, Jani Janko, 31 vjeç, Klaudio Demiri, 30 vjeç dhe A.ndi Lleshaj, 34 vjeç, të katërt banues në Tiranë, përgjegjës të 2 call centerave, si dhe u shpallën në kërkim administratorët e këtyre subjekteve, shtetasit E. A. dhe A. O.

Këta persona përmes këtyre dy call centerave të regjistruar në mënyrë fiktive si aktivitete të tjera tregtare, të ligjshme, mashtronin njerëzit në kontinente të ndryshme, kryesisht gjatë orëve të natës, që të investonin shuma të konsiderueshme parash, në tregje fiktive. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se të ardhurat që gjeneroheshin nga kjo veprimtari kriminale, pastroheshin nëpërmjet bizneseve të të afërmve të shtetasve të implikuar në këto raste.

Nga kontrollet, në të dyja call centerat u gjetën 10 punonjës të paregjistruar, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 9000 euro, 82 njësi kompjuterike, 23 celularë, 1 DVR, 2 USB, 50 karta me numra celularësh, të kompanive të huaja, dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Po vijon puna për kapjen e shtetasve E. A. dhe A. O., si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet intensive për të identifikuar dhe për të arrestuar shtetasit e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për të sekuestruar asetet e përfituara në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat