​Tirana do të bëhet me 20 rrugë të sigurta pranë shkollave në vitin 2024

Tirana

​Tirana do të bëhet me 20 rrugë të sigurta pranë shkollave në vitin 2024

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Bashkia e Tiranës do të ndërtojë 20 rrugë të sigurta pranë shkollave në qytet gjatë vitit të ardhshëm.

Modeli i Tiranës për rrugët e sigurta të shkollave, të njohura si ‘Rrugët për Fëmijët’, vë në zbatim ndryshime të thjeshta projektimi të rrugës, që lehtësojnë kohën e hyrje-daljes për nxënësit dhe prindërit, ulin shpejtësinë e makinave dhe shtojnë hapësirë të re publike të përshtatshme me kushtet klimatike dhe të qasshme gjatë gjithë orëve të ditës.

“Fëmijët kalojnë më shumë kohë në shkollë se kudo tjetër, përveçse në shtëpitë e tyre. Në momentin që donim të ndërmerrnim një nismë radikale për sigurinë e fëmijëve në qytet, shkollat janë vendi më logjik nga mund t’ia nisim. Jemi shumë krenarë të ndërtojmë këtë trashëgimi për çdo fëmijë të Tiranës për dekada të tëra në vijim”, tha kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Investimi është një përshkallëzim i programit që ka nisur qysh në 2020. Organizata jo-fitimprurëse Qendra Marrëdhënie, e bazuar në Tiranë, bashkërendoi përpjekjen për projektimin, ndërtimin dhe studimin e 10 rrugëve provë nëpër shkolla në qytet me fonde nga donatorë të huaj.

30 rrugë të sigurta shkollash në fund të 2024 do të përfaqësojnë 40% të shkollave të qytetit dhe do të prekë 25.000 nxënës, rreth 8.000 metra katrorë hapësirë publike të mbrojtur brenda në lagje, duke ofruar zona të sigurta loje e pushimi për banorët në një hapësirë në distancë prej më pak se pesë minutash nga shtëpia.

Programi paraqet një angazhim mbresëlënës nga një administratë që ka ndërtuar qartësisht një reputacion ndërkombëtar si qytet lider “miqësor ndaj fëmijëve” në botë.

Fillimisht të testuar në Bolcano në Itali në 1989, rrugët e sigurta të shkollave kanë fituar popullaritet prej pandemisë Covid-19 për shkak të efikasitetit, kostos së ulët dhe përmirësimeve të menjëhershëm në sigurinë e fëmijëve e njëkohësisht kontributin kuptimplotë në hapësira publike cilësore.

Qytete tjera evropiane janë shembull në programet e rrugëve të sigurta të shkollave, si programi i Barcelonës “Protegim les Escoles,”, “Strade Scolastiche” në Milano dhe “Rues aux Écoles” në Paris.

Rrugët për fëmijët do të zhvillohen në tri vjetët e ardhshme, me qëllim mbrojtjen e çdo shkolle fillore të Tiranës deri në vitin 2026. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat