Sekuestrohet Kokainë në Tiranë arrstohen dy përsona - Bota Sot
Sekuestrohet Kokainë në Tiranë arrstohen dy përsona

Tirana

Sekuestrohet Kokainë në Tiranë arrstohen dy përsona

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 09:21
Ilustrim

Operacion antidrogë në Tiranë dhe ku është sekuestruar 1 kg kokainë. Janë arrstura nga policia dy përsona, Ermir Bajramaj dhe  Besim Hajdaraj

Operacioni u zhvillua në zonen e oxhaklut ne Tiranë

Bajramaj dhe Hajdaraj vezhogeshin prej kohes nga policia  e kryeqytetit

Droga u sekuetrua në automjetin e të arrestuarve

Në njeftimin e policisë thuhet se: është finalizouar operacioni antidrogë i koduar "High Class" ku Sekuestrohet 1 kg e 52.8 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit "Kokainë" dhe janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, që shpërndanin lëndën narkotike në zonën e "ish-bllokut".

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lëndëve narkotike dhe kryesisht për drogat e forta, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua me sukses një tjetër operacion antidrogë i koduar "High Class". Si rezultat i operacionit, në rrugën “Kongresi Manastirit”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy shtetasve: • Ermir Bajramaj, 37 vjeç, banues në Durrës. • Besim Hajdaraj, 47 vjeç, banues në Durrës.

Dy shtetasit e lartpërmendur qarkullonin me automjetin tip "Nissan micra" me targë DR 3425 F, që drejtohej nga shtetasi Ermir Bajramaj dhe janë kapur në flagrancë, ku gjatë kontrollit të automjetit u gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Kokainë” e cila pas peshimit rezultoi 1 kg e 52. 8 gr.

Lënda narkotike ishte e destinuar të shitej në qytetin e Tiranës, në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut. Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 283 e 25 e Kodit Penal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat