Kapet 42-vjeçari i rrezikshëm në Tiranë, ja për çfarë akuzohet - Bota Sot
Kapet 42-vjeçari i rrezikshëm në Tiranë, ja për çfarë akuzohet

Tirana

Kapet 42-vjeçari i rrezikshëm në Tiranë, ja për çfarë akuzohet

Më: 1 mars 2018 Në ora: 13:24
Ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar të akuzuar për prodhim dhe shitje të armëve, i dënuar ë parë për vrasje. Ndërkohë në banesë i janë gjendur armë e maska.

Finalizohet operacioni policor “Përsëritësi”.
Sekuestrohen dy armë zjarri, fishekë, dy maska, kapsolla detonatore dhe aparate celularë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Përsëritësi”, ku është bërë i mundur arrestimi në flagrancë, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e armëve luftarake” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”, i shtetasit:

• Eduart (Edison) Dushku, 42 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale: “Vrasja me dashje”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Kapja në flagrancë e këtij shtetasi u bë në rrugën e Elbasanit, ku gjatë kontrollit personal i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• Një armë zjarri pistoletë e tipit “TT” model 54 me kalibër 7.62 mm, me një krehër me 8 fishekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Një armë zjarri automatike “Kallashnikov” 7.62 ,
– Njëmbëdhjetë fishekë pistolete model “Makarov”,
– Tetë kapsolla detonatore,
– Dy maska,
– Aparat celular i tipit “IPhone 7” me kartë SIM.
– Aparat celular i tipit “Samsung S7” me kartë SIM.
– Aparat celular i tipit “IPhone 8” me kartë SIM.

Gjithashtu për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr. 1995, datë 08.09.2017, kishte ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest me burg”, për veprën penale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, duke e zëvendësuar me masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Shtetasi në momentin e arrestimit ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie”.
Nga ana e jonë u kryen veprimet e para proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Eduart Dushku, do t’i kalojnë Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e armëve luftarake” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit” të parashikuara nga nenet 278 dhe 323 e Kodit Penal.

Eduart Dushku, rezulton me precedentë penale për veprat penale: “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunë në familje” ,”Kallëzim të rremë”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat