Task Force e Bashkisë së Tiranës në luftë me gomat dhe bidonave... - Bota Sot
Task Force e Bashkisë së Tiranës në luftë me gomat dhe bidonave...

Tirana

Task Force e Bashkisë së Tiranës në luftë me gomat dhe bidonave...

Më: 4 mars 2018 Në ora: 11:16
Ilustrim

Task Force pranë Bashkisë së Tiranës ka nisur “luftën” ,e bidonat, arkat apo gomat, që përdoren nga qytetarët për të zenë një vend parkimi, që konsiderohet si hapësirë publike nga bashkia.

Shpeshherë ndodh që para dyqaneve apo shtëpive, qytetarët përdorin mjete rrethanore për të zënë një hapësirë, e cila vlerësohet nga Bashkia si zënie e paligjshme e hapësirës publike.

Për këtë, Task Force ka vijuar aksionin  për lirimin e hapësirave publike.

Fotot e më poshtme pasqyrojnë aksionin e Task Forcës në rrugët: “Hajdar Hidri”, “Musa Agolli”, “Learton Vathi” etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat