Dritë jeshile kullave tek Diga, qytetarët kundër - Bota Sot
Dritë jeshile kullave tek Diga, qytetarët kundër

Tirana

Dritë jeshile kullave tek Diga, qytetarët kundër

Më: 4 prill 2018 Në ora: 21:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kompleksi me 5 pallate 17 katëshe pranë Digës së Liqenit Artificial ka marrë dritën për t’u ndërtuar nga Gjykata Administrative e Apelit.

Ky kompleks e kishte marrë lejen e ndërtimit që në vitin 2014, kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha. Por, një vit më vonë, kur Bashkinë e Tiranës e mori në dorë Erion Veliaj leja u pezullua.

Në shtator të vitit 2015 Komiteti i Digave hartoi një raport, që e cilësoi si të rrezikshëm ndërtimin e këtij kompleksi për zonën ku po ndërtohej, pra pranë digës.

Nisur nga kjo, Bashkia e Tiranës nisi një betejë ligjore me kompaninë, që po ndërtonte kompleksin, betejë të cilën e fitoi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë. Tre vite më pas Gjykata Administrative e Apelit i jep të drejtë kompanisë së ndërtimit.

Sa herë që është diskutuar ndërtimi i këtij kompleksi ka pasur kontestime dhe protesta nga shoqëria civile. Një ditë pas vendimit që i hap rrugë ndërtimit, të gjithë kanë heshtur. Ndonëse nuk protestojnë, qytetarët janë kundër këtij ndërtimi.

Bashkia e Tiranës, në një deklaratë për mediat thotë se vendimi në favor të kompanisë së ndërtimit është ndërmarrë në një mbledhje të panjoftuar dhe larg vëmendjes së opinionit publik, duke akuzuar gjykatën, që sipas saj edhe me reformën që po ndërmerret në drejtësi dhe procesin e vetingut, tregoi se nuk është palë me interesat e qytetarëve, por me ato të kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat