Armë dhe municione në murin e shtëpisë, arrestohet 49-vjeçari - Bota Sot
Armë dhe municione në murin e shtëpisë, arrestohet 49-vjeçari

Tirana

Armë dhe municione në murin e shtëpisë, arrestohet 49-vjeçari

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 11:00
Armë dhe municione

Një 49-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi në murin e shtëpisë iu gjetën të fshehur armë zjarri dhe muncione luftarake.

Sipas burimeve zyrtare në shtëpinë e Sokol Sadiku, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në murin e banesës së këtij shtetasi janë gjetur të fshehura armë zjarri e municion luftarak. Më konkretisht, armë zjarri e llojit “Pistoletë”, mod.54 me një krehër me 5 fishekë, automatik, 8 krehëra fishekësh, 600 copë fishekë mod. 7.62.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera