Bilanc “lufte” në Tiranë, policia çon në burg 27 shoferë dhe pezullon 124 leje drejtimi

Tirana

Bilanc “lufte” në Tiranë, policia çon në burg 27 shoferë dhe pezullon 124 leje drejtimi

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 17:44
Ilustrim

Një bilanc i vërtetë luftë kjo fundjavë në kryeqytetin e Shqipërisë, teksa policia ka burgosur plot 27 shoferë për drejtim të automjetit në gjëndje të dehur apo për mungesë të patentës e lejes së drejtimit.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia shprehet se ka pezulluar gjithashtu dhe 124 leje drejtimit për shkak të shkeljes së ligjit me alkoolin dhe shpejtësinë tej normave të lejuara.

Operacioni “Tispol” ka ndëshkuar me gjoba plot mijëra drejtues automjetesh, duke nisur nga shkeljet e rregullave të qarkullimit, deri tek gjobat e pashlyera.

Për më tepër lexoni njoftimin e plotë:

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës në një javë.

Krahas masave për garantimin e sigurisë rrugore, shërbimin e drejtpërdrejt për rregullimin e trafikut si dhe marrjen e masave për mbarëvajtjen e aktiviteteve masive, Rrugorët e Kryeqytetit, janë angazhuar maksimalisht edhe me zbatimin e detyrimeve të përcaktuara në Planin Operacional “Tispol 2018” për kontrollin e dokumentacionit të kursantëve, instruktorët dhe mjeteve Autoshkolla në territorin e kryeqytetit nga data 12-14 Tetor 2018, si dhe Planin e Masave për kontrollin dhe verifikimin e përdorimit të alkoolit dhe shpejtësisë së lëvizjes përgjatë gjithë javës dhe me shërbime të shtuara përgjatë fundjavës.

Nga verifikimet dhe kontrollet e ushtruara në funksion të detyrimeve ligjore që ka shërbimi i Policisë Rrugore si dhe në zbatim të Planeve Operacionale të ndjekura gjatë javë janë konstatuar dhe:

• Arrestuar në kushtet e flagrancës 27 shtetas, nga të cilët 21 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.

• Janë pezulluar 124 leje drejtimi, nga të cilat 52 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 39 për shpejtësi mbi normat e lejuara si dhe 33 për shkelje të tjera.

• 570 masa për shkelje të sinjalizimit rrugor vertikal dhe horizontal.

• Janë vendosur 346 masa për përdorim celulari.

• Janë vendosur 120 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vendkalimet e tyre.

• Janë ndaluar administrativisht 85 mjete, për detyrime të pashlyera.

• Si dhe janë vendosur 2730 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

• Janë kontrolluar 63 mjete Autoshkolla, nga të cilat janë ndëshkuar 4 prej tyre për mangësi në dokumentacionin përkatës.

Policia Rrugore ?????????, Ju uron suksese të gjithë stafit Akademik Universitar dhe veçanërisht studentëve si dhe apelon për më shumë përgjegjësi gjatë përdorimit të mjeteve rrugore, kryesisht në qendrat e banuara, vendkalimet e këmbësorëve dhe oraret e pikut të trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat