Sekreti si të blesh pjeshkë të mira

Ushqime

Sekreti si të blesh pjeshkë të mira

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 08:35
Pjeshkë

Kush mund t’i rezistojë super frutit të verës?! Me aromë fantastike, me lëkurë të ndritshme, tundimit për të blerë pjeshkë të ëmbla dhe të freskëta, me siguri që këtë periudhë të vitit nuk i shpëton dot askush.

Një pjeshkë e freskët, mund t’ja shtojë ëmbëlsinë vaktit apo ditës suaj duke e shijuar ashtu, ose duke përgatitur një ëmbëlsirë të mirë. Megjithatë ka diçka që mund ta pranojmë të gjithë: pjeshkët e forta nuk na pëlqejnë dhe ne jemi gati që të bëjmë kompromis edhe me tundimin tonë, transmeton Class.

Duke mos i blerë ose duke kërkuar për pjeshkë të pjekura shumë. Pikërisht këtu qëndron gabimi juaj! Edhe pse pjeshkët janë të forta në dukje, ju duhet t’i blini! Më pas lërini në banak ose mbështillini me një qese çka i ndihmon ato të piqen.

Problemi është se edhe pse ato mund të zbuten, ju ende nuk do e merrni atë kënaqësinë e një pjeshke të pjekur përsosmërisht.

Ndryshe nga disa fruta të tjera, pjeshkët nuk vazhdojnë të piqen më pasi janë këputur nga pema. Pra, pasi ato përfundojnë në një dyqan ushqimor ose treg fruta-perimesh, ato kurrë nuk do të përmbushin pritshmëritë tuaja.

Pjeshkët mund të zbuten me kalimin e kohës, por ato nuk prodhojnë më sheqer. Sheqeri natyror është arsyeja pse pjeshkët e freskëta bëjnë ëmbëlsira fantastike.

Si të blesh pjeshkë të mira?

Së pari, shikoni ngjyrën: për frutat e freskëta ngjyra të duhet të jetë e ndritshme, e gjallë. Pastaj prekeni…Edhe pse ëshë e fortë si një mollë, vazhdo blije! Ato kanë erë të mahnitshme dhe do të zbuten më pas me kalimin e kohës.

Vendi më i mirë për të gjetur pjeshkë të pjekura është tregu i fermerëve. Ata me gjasë kanë udhëtuar pak dhe në distancë të shkurtër dhe ndaj pjeshka nuk ka qëndruar shumë kohë në pemë për t’u pjekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat