Supë me makarona shtëpie dhe thjerrëza të gjelbër

Ushqime

Supë me makarona shtëpie dhe thjerrëza të gjelbër

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 16:15
Supë

Supa me makarona shtëpie dhe thjerrëza të gjelbër, që janë një burim i proteinave, është një gjellë e shijshme dhe është e lehtë për të gatuar.Supa me makarona shtëpie dhe thjerrëza të gjelbër, që janë një burim i proteinave, është një gjellë e shijshme dhe është e lehtë për të gatuar.

Para se të kalojmë në gatimin e supës t’i numërojmë fillimisht përbërësit e nevojshëm:

1 gotë uji thjerrëza të gjelbra

gjysmë gote uji makarona shtëpie (me vezë)

1 lugë gjelle gjalpë

4 gota ujë

1 gotë uji lëng mishi apo pule

4-5 gota ujë

gjysmë kokrre qepë

pak nenexhik të tharë

pak kripë

pak piper të kuq

1 lugë gjelle salcë domatesh

Tani të kalojmë në gatimin e gjellës: Fillimisht i lajmë mirë thjerrëzat e gjelbra dhe i ziejmë për 5-6 minuta. Pasi të jenë zier e kullojmë ujin. Qepën e grijmë në kube të vogla dhe e kaurdisim në gjalpë. Pastaj shtojmë salcën e domateve dhe vazhdojmë ta kaurdisim harxhin edhe për 2-3 minuta. Më pas shtojmë thjerrëzat e gjelbra që i kemi zier dhe i kaurdisim të gjitha së bashku edhe për disa minuta. Këtij harxhi i shtojmë gradualisht lëngun e pulës dhe ujin dhe pasi ta shtojmë kripën dhe erëzat tjera e lëmë të zihet. Së fundmi pasi të jenë zier thjerrëzat i shtojmë makaronat. Nëse nuk gjeni makarona shtëpie mund të përdorni makarona të paketuara, por ju rekomandojmë t’i përdorni makaronat e vogla që ziejnë shpejtë. Pasi të zihen makaronat supa është gati. Nëse dëshironi gjatë shërbimit sipër mund të hidhni pak nenexhik të kaurdisur në gjalpë. Ju bëftë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat