Që mishi dhe peshku të mos ju ngjiten në skarë, këtë truk duhet patjetër ta dini - Bota Sot
Që mishi dhe peshku të mos ju ngjiten në skarë, këtë truk duhet patjetër ta dini

Ushqime

Që mishi dhe peshku të mos ju ngjiten në skarë, këtë truk duhet patjetër ta dini

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 13:21
Foto

Ushqimi i mirë i përgatitur në skarë patjetër duhet të ketë kore të mirë dhe krokante – qoftë kur është fjala për mishin e pjekur apo për peshkun!

Recetat për skarë kryesisht numërojnë përbërësit e nevojshëm dhe përshkruajnë përgatitjen e ushqimit për gurmanë. Mirëpo, nuk janë edhe ashtu të shpeshta udhëzimet praktike për atë se si ta rregulloni zjarrin, por edhe si të pengoni që peshku dhe mishi të ngjiten për rrjetën e skarësKëshilla më e përgjithshme është që rrjetën duhet nxehur mirë, sepse sa më e nxehtë të jetë rrjeta, më pak rrezik ka që ushqimi t’ju ngjitet për metal dhe gjysma e bërxollës të përfundojë e karbonizuar në skarë.

Ajo që shumica nuk e dinë, është që skarën mund ta lyeni në mënyrë që të mos ngjitet asgjë! E se si bëhet kjo.

Ju nevojitet vetëm një patate e vogël të cilën do ta lani dhe pritni përgjysmë. Gjysmën e patates e merrni me pirun në atë mënyrë që pjesa e prerë të mbetet e lirë.

Me këtë sipërfaqe të patates së prerë përgjysmë lyeni ngadalë rrjetën e skarës dhe qulli i patates do të krijojë shtresë të pangjitshme në metal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...