8 arsye të mira pse duhet të shkoni në pazar sot e të blini gështenja - Bota Sot
8 arsye të mira pse duhet të shkoni në pazar sot e të blini gështenja

Ushqime

8 arsye të mira pse duhet të shkoni në pazar sot e të blini gështenja

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 07:57
Gështenja

Gështenjat përgjithësisht na kujtojmë se festat e fundvitit po afrojnë. Praktikisht, periudha më e bukur e vitit! Recetat ku mund ti përdorim gështenjat janë të shumta, duke filluar nga gjellët, tavat, pastat, por sigurisht edhe në ëmbëlsira. Në fakt ekzistojnë edhe dy opsione të tjera që i duan të gjithë: gështenja të ziera ose të pjekura. Mbani mend se gështenjat e ziera janë më të tretshme sesa ato të pjekurat!

Mënyra më e mirë për t’i qëruar gështenjat e pjekura është t’i çani nga sipër me ndihmën e një thike dhe pas pjekjes, ato qërohen lehtësisht.

Gështenjat janë gjithashtu burime të shkëlqyera të vitaminave dhe mineraleve, sidomos të magnezit.

Kini kujdes!
Gështenjat duhet të jenë të freskëta për t’i ngrënë dhe gjithnjë të gatuara. Asnjëherë mos i hani të gjalla pasi mund të rezultojnë të dëmshme për organizmin tuaj.

Disa nga benefitet e gështenjave:

Reduktojnë nivellin e kolesterolit dhe stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Reduktojnë rrezikun nga kapsllëku

Rrisin dhe përmirësojnë funksionin e trurit

Duke qenë se janë të pasura me vitaminë B, ato ju ndihmojnë për një lëkurë të shëndetshme

Rrisin nivelin e energjisë tek ju

Gështenjat ju ndihmojnë për kocka më të forta

Gështenjat reduktojnë radikalet e lira, shkaktarë të kancerit

Nuk përmbajnë gluten!

Supë krem me lulelakër dhe gështenja

Përbërësit: 

850 ml lëng perimesh

150 ml pana

200 gram gështenja të ziera e të qëruara

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 qepë të madhe të prerë imët

1 lulelakër të madhe

250 ml qumësht

30 gram djathë parmixhano i grirë imët

Udhëzime mbi përgatitjen: 

Në një tenxhere të madhe me vaj ulliri skuqni qepën. E lini 8-10 minuta derisa të zbutet. Shtoni lulelakrën e ndarë në copa të vogla, qumështin dhe pas 5 minutash lëngun e perimeve.

I përzeni mirë dhe i lini 10-12 minuta në zjarr. Shtoni panën, erëzat dhe i lini akoma të ziejnë.

Pas 10 minutash i hiqni nga zjarri dhe shtoni brenda gështenjat. I kaloni sipër një blender dore për ta bërë supën kremoze. Nëse keni dëshirë mund  t’i shtoni më shumë kripë apo piper.

Servireni supën të ngrohtë duke i shtuar sipër djathë parmixhano, pak piper dhe vaj ulliri. Ju bëftë mirë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...