Një mollë në ditë e ngadalëson plakjen dhe e zgjatë jetën

Ushqime

Një mollë në ditë e ngadalëson plakjen dhe e zgjatë jetën

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 00:17
Foto ilustrim

Tanimë dihet që të gjithë llojet e frutave janë shumë të rëndësishme në mirëmbajtjen e shëndetit. Ato përmbajnë substanca natyrale, që luftojnë infeksionet, inflamacione si dhe i mbrojnë qelizat nga procesi i plakjes.

Një nga faktorët kryesorë në procesin e plakjes është “përkeqësimi qelizor”. Kjo nënkupton humbjen e aftësisë së qelizave për tu rigjeneruar. Në këtë fazë qelizat fillojnë të inflamohen nga vet organizmi si dhe e shtyjnë sistemin imunitar të pastrohet nga qelizat e dëmtuara.

Në moshë të re, organizmi i njeriut mund t’i eliminoj shumë lehtë këto qeliza, mirëpo me kalimin e moshës eliminimi i tyre bëhet më i vështirë. Kështu bëhet akumulimi i qelizave të dëmtuara, shpërbërja e indeve dhe krijimi i rrudhave.

Në studimet e bëra, është thënë se procesi i plakjes mund të parandalohet nëse ekzistojnë molekula, që i shkatërrojnë qelizat e dëmtuara. Në bazë të studimeve, këto molekula janë gjetur tek mollët, dredhëzat, qepët dhe kastravecat.

Përbërësit e këtyre frutave e ulin ndjeshëm nivelin e qelizave të dëmtuara në lëkurë, duke e rritur jetëgjatësinë, transmeton gazetaexpress.

Mollët janë të pasura me flavonoide, antioksidantë dhe fibra. Ato ndikojnë edhe në tensionin e lartë të gjakut, diabetin dhe sëmundjet e zemrës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat