OBSH apel qytetarëve që të kufizojnë përdorimin e kripës

Ushqime

OBSH apel qytetarëve që të kufizojnë përdorimin e kripës

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 22:36
Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri thotë se përdorimi me tepri i kripës mund të rrisë presionin e gjakut. Ky i fundit është një faktor kryesor rreziku për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.

OBSh-ja rekomandon kufizimin e sasisë së kripës që konsumojmë në më pak se 5g në ditë për të rriturit.

Kjo sasi duhet të jetë edhe më e vogël për fëmijët.

“Një sasi e madhe e kripës që ne konsumojmë është e fshehur në ushqimet që blejmë.

Kjo përfshin:

bukën

drithërat dhe produktet e bukës

mishin e përpunuar

djathin

“Duhet që industria ushqimore të fillojë të zvogëlojë sasinë e kripës së shtuar në ushqimin tonë”, apelon OBSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat