Keni probleme me rënien e flokëve? Ja çfarë duhet të hani

Ushqime

Keni probleme me rënien e flokëve? Ja çfarë duhet të hani

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Në këtë periudhë thuajse të gjithë kemi probleme me rënien e flokut, pasi është sezonale dhe nuk duhet të shqetësoheni, por nëse rënia  flokut vazhdon për një kohë të gjatë ju sugjerojmë të ndryshoni dietën tuaj.

Po ju tregojmë disa nga ushqimet që do ju duhen për forcimin e flokut:

Mjalti – Trajtimi i skalpit të kokës me mjaltë përmirëson pamjen e flokëve të dobësuar.

Salmoni – Floku është fibër proteinike. Pra, duhen ngrënë proteina për ta mbajtur atë të fortë. Proteinat janë të nevojshme edhe për të prodhuar keratinë, një përbërës kyç i flokut. Salmoni ndihmon në përmirësimin e shëndetit të flokëve falë vitaminave dhe acideve yndyrore Omega-3.

Spinaqi – Femrat që kanë probleme me rënien e flokëve, kanë edhe nivele të ulëta hekuri dhe vitamine D2, shkruan Blitz. Spinaqi është i pasur me hekur dhe vitaminë C, që ndihmon në thithjen e hekurit. Një sallatë me spinaq është perfekt për femrat që kanë rënie flokësh.

Arrat dhe farat – Omega-3, Omega-6 dhe antioksidantët që përmbajnë arrat dhe farat bimore janë shumë të rëndësishme për shëndetin e flokëve. Konsumi i rregullt i tyre çon në ulje të rënies së flokëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat