Ushqimet që nuk duhet t’i lani kurrë para gatimit

Ushqime

Ushqimet që nuk duhet t’i lani kurrë para gatimit

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 21:14

Na ndodh të gjithëve që para se të gatuajmë t’i lajmë produktet që do të hamë. Mirëpo jo në të gjitha rastet funksionon kështu. Kjo pasi ndonjëherë larja e perimeve apo ushqimeve ka rrezik të jetë edhe e dëmshme për shëndetin.

Arsyet i gjeni më poshtë: Nëse keni menduar që deri më sot të lani këto ushqime i hiqni të gjitha bakteret, është koha të mendoheni dhe njëherë pasi të keni lexuar këtë artikull:

Pula dhe peshku: Zakonisht e lani pulën në lavaman para se ta gatuani atë? Nëse po, mund të jetë koha për ta lënë këtë zakon. Jo vetëm që nuk eliminon ndonjë baktere nga ushqimi juaj, por mund të rrisë rrezikun e ndotjes. Duke larë pulën e papërpunuar në lavaman, me shumë mundësi mund të përhapni bakteret në të gjithë kuzhinë tuaj. E vetmja mënyrë efektive për të hequr qafe bakteret është të gatuhet.

Mishi i kuq: Po aq e rrezikshme sa larja e pulës dhe peshkut, në aspektin e përhapjes së baktereve. Por përveç kësaj ju jeni duke i shtuar lagështi mishit kur e lani atë. Lagështia e shtuar gjatë larjes do të krijojë avull që gjithashtu do të ndikojë në shije.

Kërpudhat: Si mishi, ashtu dhe kërpudhave i ndryshohet shija në momentin që i lani. Kjo nuk i bën ato të rrezikshme. Kërpudhat janë jashtëzakonisht shumë absorbues, kështu që mbajini ato larg nga kontakti i gjatë me ujin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat