Kaq gjatë guxojmë ti lemë ushqimet në frigorifer

Ushqime

Kaq gjatë guxojmë ti lemë ushqimet në frigorifer

Më: 8 janar 2021 Në ora: 14:55
Foto Ilustrim

Është shumë e rëndësishme që të shikojmë datën e magazinimit dhe që me kohë të lirohemi nga artikujt të cilëve u ka kaluar afati i përdorimit, pa marrë parasysh datën e shënuar në ambalazh.

Kujdes të veçantë duhet patjetër t’i kushtojmë posaçërisht artikujve të paketuar, të cilët i kemi hapur dhe pastaj i kemi vendosur në frigorifer apo në frigorifer me ngrirje të thellë.

Në të vërtetë, ushqimin e ngrirë mund ta ruani pa u brengosur në frigorifer me ngrirje të thellë sado që të doni, mirëpo për shkak të qëndrimit për një periudhë të gjatë ai mund të ndryshojë tërësisht shijen.

Nga ana tjetër, në frigorifer më shumë kujdes kërkojnë produktet e mishit dhe të qumështit, ndërsa për produktet në kavanoza qelqi mund të jemi relativisht të relaksuar,

Kohëzgjatja e mbajtjes së artikujve në frigorifer:

∙ Supa, më së shumti 3 deri 4 ditë në frigorifer, apo 2 deri në 3 muaj në frigorifer me ngrirje të thellë
∙ Mishi i zier i lopës nga 3 deri në 4 ditë në frigorifer, apo nga 2 deri në 3 muaj në frigorifer me ngrirje të thellë.
∙ Mishi i zier i pulës nga 3 deri në 4 ditë në frigorifer, ose më së shumti 4 muaj në frigorifer me ngrirje të thellë
∙ Mishi i papërpunuar i qengjit nga 3 deri në 5 ditë në frigorifer, ose më së shumti 6 deri në 9 muaj në frigorifer me ngrirje të thellë
∙ Mishi i papërpunuar i pulës më së shumti 2 ditë në frigorifer, ose 9 muaj në frigorifer me ngrirje të thellë
∙ Mishi i pjekur i derrit më së shumti 5 ditë në frigorifer, ose 4 deri në 6 muaj në frigorifer me ngrirje të thellë.

Kohëzgjatja e ruajtjes së artikujve në frigorifer me ngrirje të thellë:

∙ Buka dhe ëmbëlsirat për një më së shumti prej 3 muaj
∙ Proshutë e gatuar nga 1 deri në 2 muaj
∙ Gjalpi nga 6 në 9 muaj
∙ Feta mishi të papërpunuara nga 4 në 6 muaj.
∙ Biftek i papërpunuar nga 6 deri në 12 muaj
∙ Akullore deri në 2 muaj
∙ Butakët për më së shumti 6 muaj
∙ Pemët nga 6 në 9 muaj

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat