Ëmbëlsirë me portokall dhe vaj ulliri

Ushqime

Ëmbëlsirë me portokall dhe vaj ulliri

Më: 12 janar 2021 Në ora: 16:03
Ëmbëlsirë

Kjo recetë është mjaft e thjeshtë, përgatitet shpejt dhe ka shije të mrekullueshme

Përbërësit:

– 250 g miell të butë;
– 350 g sheqer;
– 1 lugë e vogël kripë;
– gjysmë luge e vogël sodë bikarbonati;
– gjysmë luge e vogël pluhur për ëmbëlsira;
– 300 ml vaj ulliri;
– 300 ml qumësht;
– 3 vezë;
– 1 lugë lëvore portokalli të grira në rende;
– 60 ml lëng portokalli;
– 50 ml liker portokalli.

Përgatitja:

Nxehni furrën në 180 gradë Celsius, ndërsa kallëpin për tortë të përmasave 22 apo 24 cm lyeni me vaj dhe miell apo mbështilleni me letër për pjekje.

Përzieni miellin, sheqerin, kripën, pluhurin për ëmbëlsira dhe sodën e bikarbonatit.

Në një enë tjetër tundni vezët dhe qitni vaj ulliri, qumësht, liker dhe lëngun e lëvores së portokallit.

Qitni përbërësit e thatë dhe tundni edhe pak, derisa të bëhen masë e lëmuar.

Qitni në kallëpin e përgatitur dhe piqni rreth një orë, derisa korja të marrë ngjyrë të artë.

Shijojeni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat